Lajme

Tërmet i fuqishëm në Serbi


Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Serbinë mbrëmjen e së premtes.

Tërmeti ka goditur zonën e Kralevës, dhe kjo ka ndodhur rreth orës 18:54, ka njoftuar Institutit Republikan Sizmologjik serb.

Bëhet me dije se epiqendra ishte rreth 26 kilometra në juglindje të Kraljevës.

Po ashtu, në faqen e Institutit Republikan Sizmologjik serb, thuhet se një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të Baljevacit të lumit Ibër.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm që mund te këtë shkaktuar ky tërmet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore