Kosova

Tentojnë të hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen 3 persona


Tre persona janë ndaluar në fshatin Joshanicë të Komunës së Leposaviqit, pasi që dyshohen se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturën e tij dhe me dy pasagjerë kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës”, thuhet në raport.

Bëhet me dije se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Në raportin e policisë njoftohet edhe për vdekjen e një burri në Gjakovë, si pasojë e një aksidenti me traktor.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin , dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është larguar nga rruga, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore