Shqipëria

Tentohet të futen sende të paligjshme brenda burgut të Peqinit me dron


Drejtoria e Burgjeve thuhet se ka evidentuar një rast kur grupet kriminale përpiqen të fusin sende të ndaluara në burgje nëpërmjet dronit.

Sipas raportimeve, rasti mësohet se është zbuluar në burgun e Peqinit, nga ku kamerat e rrethimit të jashtëm kanë konstatuar dronin rreth 120 deri në 150 metra larg perimetrit të sigurisë dhe kanë njoftuar policinë.

Droni – referuar informacioneve paraprake – besohet se është konstatuar afër kalçetos dhe pasi është bërë kontrolli janë gjetur rreth 31 doza kokaine 200 gr hashash, 2 telefona, dy fisha karikimi.

Sakaq, mësohet se ky është rasti i dytë i regjistruar brenda pak ditësh që në burgje tentohet të futen sende të ndaluara me dron.

Më 8 shtator, në burgun e Burrelit, u kap një dron me të cilin grupet kriminale kishin tentuar të fusnin sende të paligjshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore