Sport

Tensionohet gjendja në Marseille, 10 persona të arrestuar para ndeshjes së Ligës së Kampionëve


Qyteti francez, Marseille, është tensionuar gjatë mbrëmjes të së hënës. Kjo për shkak se aty do të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve mes vendasve dhe gjermanëve të Eintracht Frankfurt-it.

Mijëra tifozë vendas janë të pranishëm në rrugët e qytetit, derisa edhe mbi 5 mijë nga Gjermania thuhet të kenë ardhur aty, kurse edhe shumë të tjerë pritet të vijnë gjatë ditës.

Në këtë mënyrë, mediat franceze shkruajnë se ka pasur disa përleshje mes tifozërive, pavarësisht se numri i policëve është i lartë nëpër qytet.

Sipas mediumeve në Francë, policia vendase ka dhënë një deklaratë, ku thuhet se 10 persona janë arrestuar.

“Numri i arrestimeve është rritur me 10 nga dy palët për akte të ndryshme dhune dhe mbajtje të armëve. Është një ndeshje e rrezikshme për shkak të tifozerisë”, thuhet në deklaratën e policisë, shkruajnë mediat franceze.

“Në stadium pritet të jenë 60 mijë tifozë të Marseille dhe 3 mijë e 300 të Frankfurtit, por edhe rreth 5 mijë të tjerë pritet të jenë nëpër rrugët e qytetit që nuk kanë bileta”, thuhet mes tjerash në dekalratën e policisë.

Sipas mediave në Francë, mbi 1 mijë policë pritet të jenë në rrugët e qytetit francez.

Kujtojmë që tifozët e Marseille-s njihen si një nga tifozeritë më të rrezikshme në Evropë.

Gjithashtu edhe ata të Frankfurtit njihen si mbështetës të mëdhenj të skuadrës së tyre dhe për ta kujtuar këtë gjë vetëm duhet t’i rikujtojmë udhëtimet e tyre në sezonin e kaluar kur skuadra e tyre u shpall kampion i Ligës së Evropës.

Ndeshja mes Marseille dhe Eintracht Frankfurt do të zhvillohet sonte (e marte) me fillim nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore