Sport

Ten Hag: Vetëm Mbappe mund të jetë më i mirë se Rashford


Marcus Rashford është krahasuar me Kylian Mbappe nga trajneri i Manchester United-it, Erik ten Hag, i cili thotë se sheh ngjashmëri mes dy sulmuesve yje.

Rashford luajti në Kupën e Botës 2022 para eliminimit të Anglisë nga Franca fundjavën e kaluar.

Anglezi shënoi tre gola për kombëtaren e tij në Katar, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të Anglisë në Kupën e Botës, së bashku me Bukayo Saka të Arsenal-it.

Dhe ai është vlerësuar për paraqitjet e tij në turne nga trajneri i tij te United, Ten Hag, i cili e ka krahasuar atë me yllin francez, Kylian Mbappe-n.

“Që në momentin e parë, pash potencial të madh tek ai. Dhe tani për të nxjerrë potencialin, besoj se kur pozicionimi i Marcus është në anën e pasme të vijës së mbrojtjes, nuk ka pothuajse asnjë lojtar më i mirë në botë se ai”, tha trajneri holandez.

“Në këtë moment mendoj se Kylian Mbappe është tip si ai. Marcus gjithashtu është përmirsuar shumë dhe mund ta shihni edhe gjatë mbajtjes së topit:, shtoi Erik Ten Hag.

Trajneri holandez më pas pati edhe disa fjalë për mesfushorin 25-vjeçar, të cilit i skadon kontrata me Manchester United-in në verën e vitit 2024.

“Marcus duhet të marrë një vendim. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i tregojmë atij se është klubi më i mirë për të qenë, i cili ka të bëjë me kulturën e klubit dhe gjithashtu me mënyrën se si jemi”, shtoi ai.

“Është gjithashtu një çështje financiare. Pastaj i takon atij të marrë vendimin. Por për një vit e gjysmë, ai do të jetë këtu”, tha mes tjerash trajneri i Manchester United.

Rashford pati vështirësi te Man United sezonin e kaluar, duke shënuar pesë gola në të gjitha garat pas operacionit në shpatull.

Por ai duket se është kthyer në maksimumin e tij këtë sezon , duke shënuar tetë gola në 19 ndeshje në të gjitha garat – tashmë duke shënuar më shumë gola se sezonin e kaluar.

25-vjeçari tani do të kthehet në “Old Trafford” për gjysmën e dytë të sezonit, me “Djajtë e Kuq” që rifillojnë fushatën e tyre kundër Burnley-t në Kupën EFL përpara se të përballen me Nottingham Forest në Premier League më 27 dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore