Nuk ka podium të gjithin amerikan në 200 metra për meshkuj, e madje as të artë olimpike për super favoritët amerikanë.
Letslie Tebogo i Botsvanës i ka mposhtur tre furitë nga përtej oqeanit dhe ka arritur të rrëmbejë të artën olimpike, duke vendosur kohën 19.46, një rekord për kontinentin afrikan.
Nga ana tjetër, nuk ka qenë amerikani që pritej, ai i cili ka marrë vendin e dytë, pasi Kenneth Bednarek ka rezultuar i dyti më i shpejti, me një kohë 19.62.
Noah Lyles, super favoriti dhe fitues i 100 metrave, është radhitur vetëm i treti, me një kohë 19.70.
Ndërsa, amerikani tjetër i kësaj finaleje, Erriyon Knighton, është renditur i katërti me kohën 19.00.
Renditjen e vijojnë dominikani Alexander Ogando, atleti nga Zimbabwe Tapiwanashe Makarawu, ai nga Liberia, Joseph Fahnbulleh dhe e mbyll renditjen me kohën e tetë atleti tjetër nga Zimbabwe, Makanakaishe Charamba.
Tebogo nuk e vuri në diskutim asnjëherë garën, duke kryesuar prej fillimit të saj.
Teksa, pavarësisht përpjekjeve nga Bednarek, amerikani nuk ka arritur t’i afrohet rivalit nga Botsvana dhe ta kalojë atë deri në fund.
Menjëherë pas garës, Lyles ndërkohë u duk të haste probleme me frymëmarrjen, ku mjekët janë afruar menjëherë për tek ai, për t’i dhënë ndihmën e parë.
Është e ditur se Lyles vuan nja një sërë sëmundjesh, si astma, apo ankthi dhe ai shpesh e ka të vështirë t’i kontrollojë reagimet e trupit të tij gjatë garës, apo para e pas tyre.
Megjithatë, gjendja e atletit nuk duket të jetë shqetësuese.
Teksa, ekipi amerikan, ka shansin e artë për të zhvilluar një garë të mirë në stafetën 4×100 metra, ku ka të paktën tre atletë të afirmuar me kohë shumë të mira në sprint.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shpërblimi bujar i medalistëve shqiptarë
-
Manastirliu pret ekipin olimpik shqiptar: Ngjarje historike, ngritët lartë flamurin kombëtar
-
Të akuzuar nga Imane Khelif për bullizëm kibernetik, Elon Musk dhe J.K Rowling rrezikojnë burg dhe gjobë të majme
-
Një sport historik mund të mungojë në Lojërat Olimpike ‘Los Angeles 2028’