Lajme

Të vdekur dhe të plagosur pas sulmeve në stacionet Zhmerynka dhe Kozyatyn, thonë autoritetet


Autoritetet kanë njoftuar një numër goditjesh raketore ruse në stacionet perëndimore dhe qendrore të Ukrainës.

Kreu i rajonit qendror Vinnytsia, Serhiy Borzov, ka njoftuar në median sociale Telegram se atje ka të vdekur dhe të plagosur, pas sulmeve në stacionet Zhmerynka dhe Kozyatyn.

Borzov nuk tha se sa viktima kishte, por raportoi se rusët po përpiqeshin të godisnin “infrastrukturën kritike”.

Hekurudhat ukrainase kanë anuluar ose devijuar trenat në perëndim dhe qendër pas sulmeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore