Shqipëria

Të shtënat me armë zjarri në Korçë, identifikohet autori dhe viktima


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e 28 shkurtit në Korçë.

Sipas policisë shtetasi Jorgo Prifti ka qëlluar me armë zjarri drejt 40 vjeçarit Emiljano Pine banues në Korçë.

Si pasojë e plagëve të marra, 40-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërsa theksohet se autori i dyshuar i krimit pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit, dyshohet se ka vrarë veten me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore