Të premten në Shkup mbahet Akademi Solemne për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

SHFLETO

Momenti i hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove, qe shenon çlirimin e Kosoves

 

Dini Fetahu
13.06.2024 15:07
Loading Icons...

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, më 14 qershor, të premten, do të mbahet Akademi Solemne në Teatrin Shqiptar në Shkup, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga “Fronti Evropian” – që drejtohet nga Ali Ahmeti – të cilët janë edhe organizatorë të kësaj akademie.

Ngjarja pritet që të fillojë nga ora 14:00.

Ndryshe, çlirimi përfundimtar i Kosovës ka ndodhur më 12 qershor të 1999.

Kjo kishte ardhur pasi që kishte hyrë në fuqi Marrëveshja e Kumanovës, ku Serbia kishte nënshkruar kapitullimin.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje kishte nisur edhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua edhe kthimi në Kosovë i më shumë se 800 mijë refugjatëve që ishin larguar dhunshëm nga regjimi serb.