Lajme

Të paktën 36 viktima nga zjarret shkatërruese në Maui


Të paktën 36 njerëz kanë vdekur nga zjarret shkatërruese në Maui që lanë dëme të shumta në të gjithë ishullin Havai, thanë zyrtarët.

Multimediali amerikan “CNN” raporton se zjarret kanë shkatërruar ndërtesa, kanë mbingarkuar spitalet dhe kanë zhvendosur qindra, nëse jo mijëra banorë.

Përditësimi i zymtë i viktimave erdhi ndërsa banorët dhe vizitorët po kujtojnë arratisjet e tmerrshme me makinë ose varkë, duke bërë një bilanc të shtëpive dhe pikat referuese që kanë humbur dhe pyesin se çfarë të bëjnë më pas.

Shumë u larguan nga shtëpitë e tyre duke mos ditur nëse do të mbetet asgjë përveç hirit kur të kthehen.

Tre helikopterë nga Rojet Bregdetare dhe Marina Amerikane u përdorën në përpjekjet e kërkim-shpëtimit përgjatë vijës bregdetare perëndimore të Maui-t dhe një ekip federal mbërriti të mërkurën për të ndihmuar përpjekjet e kërkimit në zonën e Lahaina-s, thanë zyrtarët.

Më shumë se 11 mijë abonentë në Maui ishin pa energji që nga ora 11:00, sipas PowerOutage.us, që përbën rreth 15 për qind të klientëve të ishullit.

Mund të duhen ditë apo edhe javë për të rregulluar rrjetet e shërbimit celular.

Zyrtarët kanë përdorur telefona satelitorë për të komunikuar me ofruesit në anën perëndimore të Maui për të rikthyer energjinë në zonë.

Pjesa më e madhe e komunitetit perëndimor Maui të Lahaina-s, ku jetojnë rreth 12 mijë njerëz, është shkatërruar dhe qindra familje atje janë zhvendosur, tha guvernatori i Hawaii-t, Josh Green.

Më shumë se 270 struktura janë prekur në Lahaina, thanë zyrtarët e qarkut.

Më shumë se 2 mijë e 100 njerëz ishin në katër strehimore emergjente në Maui të martën mbrëma, tha zyra e kryetarit të bashkisë.

Zyrtarët e qarkut Maui po u kërkojnë vizitorëve që të largohen nga Lahaina dhe Maui sa më shpejt të jetë e mundur, duke vënë në dukje se vendet ishin të disponueshme në fluturimet dalëse.

Më shumë se 11 mijë njerëz u larguan nga Maui të mërkurën, sipas drejtorit të Departamentit të Transportit të Hawaiit, Ed Sniffen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore