
Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, e përshkroi si ” të palogjikshme” që sistemi i drejtësisë spanjolle të ndiqte penalisht Luis Rubiales, ish-kreun e Federatës Spanjolle, për puthjen me Jenni Hermoso.
Në një intervistë me një media sllovene, Ceferin kritikoi qëndrimin e Rubiales, por përfundoi duke e përshkruar akuzën për sulm seksual të ngritur kundër tij nga Prokuroria si “të palogjikshme”.
“Ajo që bëri Rubiales ishte e papërshtatshme dhe e pakuptueshme”, tha Ceferin në intervistën e lartpërmendur. “Por kur lexova se qëndrimi i tij u konsiderua krim i rëndë… Si avokat, kjo më duket krejtësisht e palogjikshme”, theksoi ai.
“Shtypi e solli këtë histori në këtë nivel të rëndësisë”, shtoi Ceferin.
Kujtojmë se FIFA për këtë çështje hapi një dosje ndaj Rubiales, ndërsa e skualifikoi për një periudhë 90-ditore, e cila përfundon në fund të nëntorit.
UEFA, deri më tani, nuk ka nisur asnjë procedim ndaj kreut të lartë tashmë të dorëhequr të Federatës Spanjolle.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Franca dënon sulmin ndaj Policisë në Veri: Autorët të dalin para drejtësisë
-
Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi falënderon të gjithë votuesit për vlerat e treguara
-
Shefi i tregtisë së Brukselit thotë se lidhjet Kinë-BE janë “në udhëkryq”
-
Osmani, Sarrazinit: Për veprimet terroriste në Veri duhet sanksionuar Serbia