Kosova

“Të mos i ndalim përpjekjet për vendosjen e drejtësisë”, Osmani përkujton masakrën e Lybeniqit


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së Lybeniqit, duke kërkuar që të mos ndalen përpjekjet për vendosjen e drejtësisë.

“Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën”.

Përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e Presidencës, Osmani ka përkujtuar viktimat që mbeten nga kjo masakër.

“25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar”, thuhet në komunikatë.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”.

Masakra e Lybeniqit, bënë pjesë në njërën ndër masakrat më të mëdhaja që kishte ndodhur në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.

Në këtë masakër ishin vrarë dhe masakruar gjithsej 118 shqiptarë.

Në këtë fshat gjatë periudhës së luftës në Kosovë, përgjatë viteve 1998-1999, ndodhën gjithsej 3 masakra.

Masakra më e madhe ishte ajo e 1 prillit 1999, në të cilën nga forcat paramilitare serbe u vranë dhe u masakruan 59 persona të pafajshëm, të cilët bënin pjesë në popullsinë civile.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore