Shëndet

Të kesh kujtesë “të fortë” – zgjidhjen e gjeni te libri i Harvard-it


Në një libër të publikuar nga Universiteti i Harvard-it do të gjeni disa pika, të cilat ju ndihmojnë që të kini një kujtesë të fortë, pavarësisht moshës suaj në rritje.

Të harrosh herë pas herë, deri diku mund të jetë e natyrshme, por nëse harroni shpesh dhe shumicën e gjërave, kjo bëhet shqetësuese.

Një studim i vitit 2015, nga studiuesit e Harvardit, tregon se aftësia jonë për të qenë të vëmendshëm përmirësohet me moshën, duke arritur kulmin rreth 43 vjeç.

Por si të mbani memorien në formë sipas këtij libri?

Bëni gjumë të rehatshëm

Sipas librit, njerëzit, të cilët nuk flenë mirë natën, kanë tendencën të kenë më shumë probleme me kujtesën sesa ata që flenë mirë.

Prandaj, është e rëndësishme të përmirësoni rutinën tuaj të gjumit.

Lini duhanin

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nikotina nga cigaret është po aq vrasëse sa përdorimi i heroinës.

Njerëzit që pinë më shumë cigare në ditë, rrezikohen dyfish në zhvillimin e demencës.

Ulni konsumimin e alkoolit

Nëse jeni konsumues të rregullt të alkoolit, kjo do t’ju shkaktojë probleme me memorien. Ndërsa sasia e alkoolit të konsumuar rritet, rritet edhe madhësia e dëmtimeve të kujtesës. Prandaj është e rëndësishme të mos konsumoni alkool.

Menaxhoni mirë stresin tuaj

Ne jetojmë në një epokë ku shumica e njerëzve ndihen të stresuar. Stresi i përditshëm sigurisht ju shpërqendron dhe ndikon në aftësitë tuaj për të kujtuar.

Prandaj është e rëndësishme të mendoni teknika çlodhëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore