Sport

Të drejtat televizive, ja sa fituan klubet e Serisë A


Pas përfundimit të sezonit, në Serinë A është bërë e qartë edhe shuma që kanë përfituar klubet pjesëmarrëse nga të drejtat televizive për këtë sezon.

Në Serinë A, të drejtat televizive janë shumë herë më të pakta se ato në Premier Ligë.

Gjysma e tyre, pra 50% (534 milionë euro), u ndahet të gjithë klubeve në mënyrë të barabartë, 15% (160 milionë euro) ndahet në bazë të renditjes dhe pikëve të arritura, 10% (106 milionë euro) ndahet në bazë të rezultateve, 5% (53 milionë euro) ndahet në bazë të arritjeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, që nga sezoni 1946/’47, 8% (85 milionë euro) ndahen bazuar në audiencën televizive të certifikuar nga Auditel dhe 12% (128 milionë euro) bazuar në spektatorët që kanë marrë bileta për të parë ndeshjet në shtëpi, të luajtura përgjatë tre kampionateve të fundit.

Lista me përfitimet ekonomike nga të drejtat televizive të klubeve të Serisë A, në sezonin 2020/’21 (Pjesa e barabartë, Renditja, Pikët, Pesë vitet e fundit, Historia dhe Totali):

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore