Muzikë

Tayna merr një pëlqim nga Nicki Minaj për ‘freestyle-in’ e saj të ri


Rep artistja e famshme ndërkombëtare, Nicki Minaj ka pëlqyer së fundmi një ‘freestyle’ të publikuar nga rep artistja kosovare, Tayna.

Minaj, përmes llogarisë së saj në Instagram, e ka pëlqyer postimin që përfshin ‘freestyle-in’ e Tayna-s, me instrumental të “Bahm Bahm”, një nga këngët e albumit më të ri të Minaj, “Pink Friday 2”.

Ndërkohë, me të drejt, Tayna duket të jetë lumturuar nga ky veprim i Minaj, derisa lajmin e ka ndarë në mediat sociale.

Imazh i publikuar nga Tayna në Instagram.

“Me pëlqimin e Nicki Minaj”, ka mbishkruar ylli i hitit “Sicko”, duke i bashkëngjitur një emoji duke qarë dhe një tjetër duke u ndjerë e dashur.

Përndryshe, para pak javësh, Tayna ka publikuar video klipin e këngës “Xhelozia”, i cili aktualisht numëron mbi 3 milionë klikime në YouTube.

Ndërkaq, Nicki Minaj po e shijon ndoshta vitin më të suksesshëm që prej kohësh, pasi albumi i saj i ri “Pink Friday 2” u rendit i pari në Billboard 200.

Regjistri i bashkohet origjinalit “Pink Friday”, albumi debutues i Minaj në vitin 2010, si rekordi i saj i tretë i përgjithshëm që arriti majat e listës së bashku me “Roman Reloaded” të 2012-ës.

Me këtë, Minaj tani pretendon albumet më në krye të top-listave deri më tani për një rep artiste grua.

“Pink Friday 2” u hap me ekuivalentin e 228 mijë albumeve të shitura në javën që përfundoi më 14 dhjetor.

Nicki Minaj kryeson tabelën “Billboard 200” me albumin e ri “Pink Friday 2”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore