Muzikë

Taylor Swift, artistja më e dëgjuar për vitin 2023 në shërbimin e transmetimit Spotify


Pas ri-lancimit të albumit të saj “1989” dhe përfundimit të saj “Eras Tour” për vitin, transmetuesi gjigant Spotify ka njoftuar më 29 nëntor se këngëtarja amerikane, Taylor Swift është “Artistja më e dëgjuar e vitit 2023”.

Me 26.1 miliardë transmetime, Swift ishte artistja më e transmetuar në platformën Spotify për vitin 2023, derisa pas vetes ka lënë, Bad Bunny, The Weeknd, Drake dhe Peso Pluma.

Swift ka reaguar ndaj lajmit të madh në rrjetet sociale, derisa të njëjtin e ka quajtur “të pabesueshëm”.

“Unë thjesht doja t’i them kujtdo që dëgjoi muzikën time këtë vit, kudo në botë, faleminderit. Të emërohesh ‘Top Artisti Global’ i ‘Spotify’ për vitin 2023 është me të vërtetë dhurata më e mirë e ditëlindjes/festave që mund të më kishit bërë”, shkroi Swift, e cila feston ditëlindje më 13 dhjetor.

Ndërkohë, në shenjë falënderimi për fansat për këtë arritje, Swift i befasoi duke publikuar këngën “You’re Losing Me (From The Vault)”.

Dy vjet më parë, Taylor ishte e pozicionuar në vendin e dytë pas Bad Bunny-t, i cili mbajti fronin për tre vjet duke nisur nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Ndërkaq, lista e artistëve më të transmetuar në dekadën e kaluar përfshin gjithashtu: Drake, Post Malone, Ed Sheeran, Macklemore & Ryan Lewis dhe Rihanna.

Gjithsesi, edhe në ditën e publikimit të “1989 (Versioni Taylor),” Swift vendosi një rekord të Spotify duke u bërë artistja me më shumë transmetime në një ditë të vetme në historinë e shërbimit të transmetimit.

Kështu deklaroi Spotify përmes platformës X/Twitter, derisa në postim tutje u tha se në krye të kësaj, “1989 (Versioni Taylor)” kishte vendosur një rekord të vitit 2023 si albumi më i transmetuar i Spotify në një ditë të vetme deri më tani këtë vit.

Spotify nuk publikoi numrat e përgjithshëm për albumin apo totalin e Swift-it si artiste, siç është zakon kur njoftonte se rekordet po thyheshin, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

“Rekordi njëditor për një artiste të vetme që ajo theu ishte i saji”, tha Spotify.

Taylor Swift thyen rekordin e saj në Spotify

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore