Gatimi

Tasqebapi – receta me shije e kuzhinës tradicionale


Tasqebapi është një nga gjellët me më shumë shije të kuzhinës shqiptare dhe është pjesë e pandashme e menusë tradicionale të vendit tonë.

Tasqebapi shoqërohet me një shumëllojshmëri gatimesh të tjera tipike shqiptare, sidomos me pilaf, por edhe sallata të freskëta të çdo stine apo edhe bukë të thekur të marinuar me vaj ulliri e pak kripë.

Përbërësit

500 gram mish

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

2-3 kokrra qepë

Gjysmë filxhan çaji me verë

1 lugë gjelle me miell

gjysmë filxhan çaji me verë

1 gjethe dafineg

Gjysmë lugë gjelle me salcë ose 2-3 kokrra domate mesatare

3-4 thelpinj hudhra

Kripë dhe pak spec i kuq

Përgatitja

Tasqebapi zakonisht, përgatitet me tul nga mishi i viçii ose dashii – tulin e mishit e prisni në shirita të hollë osë në copa katrore.

Pastaj, e skuqni në yndyrë bashkë me qepët e prera fije-fije, dëri sa t’i avullojë uji dhe të krijohet një lloj shtrese e kuqe.

Shtohet mielli, skuqet edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelpinj hudhër, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.

Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa gjella të jetë gati.

Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore