Sport

“Tani e kuptoj largimin e tij”, Valtteri Bottas flet për Nico Rosberg


Valtteri Bottas thotë se tani e kupton pse Nico Rosberg vendosi të jap dorëheqje nga Formula 1 pasi e fitoi titullin në vitin 2016.

Atë botë, vendimi i Nico Rosberg ishte një ndër befasitë më të mëdha në botën e Formula 1.

Sikurse Valtteri Bottas, edhe Rosberg i shpenzoi disa vite të karrierës me Hamilton-in si shok skuadre.

Mercedes u rikthye në Formula në vitin 2010.

Për dy vite, deri në vitin 2012, Rosberg ishte shok skuadre me shtatë herë kampionin e botës, Michael Schumacher.

Pas pensionimit të Schumacher, me Mercedes u bashkua Lewis Hamilton.

Në vitin 2014, filloi dominimi i Mercedes, me Hamilton-in që fitoi dy nga tri titujtë gjatë kohës sa shok skuadre kishte gjermanin Rosberg.

Rosberg arriti të shpallej kampion në vitin 2016, por vetëm disa ditë pas fitimit të titullit, ai zyrtarizoi tërheqjen e tij nga sporti.

Pikërisht Valtteri Bottas ishte zëvendësues i tij në ulësen e kampionëve të botës.

“Kur erdha te Mercedes, nuk e kuptova pse Nico u largua”, tha Bottas.

“Tani e kuptoj. Nga eksperienca ime e di se nuk është fare e lehtë”, mbylli Bottas.

Finlandezi u largua nga Mercedes këtë vit për t’i lën vendin të riut, George Russell.

Bottas në anën tjetër ka një kontratë disa vjeçare për ta shijuar me Alfa Romeo-n, me shok skuadre të ardhurin nga F2, Guanyu Zhou.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore