Sport

Talenti holandez refuzoi Barcelonën për t’iu bashkuar Milan-it


“La Gazzetta dello Sport” shkruan se talenti holandez, Tijjani Reijnders, është aq i prirur për t’u bashkuar me Milan-in saqë ai ka refuzuar një ofertë nga Barcelona.

Mesfushori holandez tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me kuqezinjtë dhe është në pritje të një marrëveshjeje mes gjigantëve të Serisë A dhe klubit të tij, AZ Alkmaar.

24-vjeçari thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje prej 1.7 milionë euro, por oferta e parë e Milan-it për AZ, prej rreth 16 milionë euro plus shtesa është refuzuar.

Sipas edicionit të shtypur të së mërkurës të “La Gazzetta dello Sport”, çmimi i tyre i kërkuar është 25 milion €, por kuqezinjtë shpresojnë të finalizojnë marrëveshjen për rreth 20 milion euro duke përfshirë shtesat.

Reijnders do të bëhet mesfushori i dytë qendror që do t’i bashkohet kuqezinjve këtë verë pas largimit të Sandro Tonali-t te Neëcastle dhe blerjes së Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea.

Drejtorët e Milan-it duan të finalizojnë marrëveshjen në ditët në vijim në mënyrë që Reijnders t’i bashkohet skuadrës nga java e ardhshme kur djemtë e Stefano Piolit do të fillojnë para-sezonin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore