Takimi me krerët e shtetit, dorëzimi i dekretit të nënshtetësisë për Kadarenë – zbardhet agjenda dy ditore e Osmanit në Shqipëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Shqipërisë me ftesë të homologut të saj Bajram Beqaj.
Sipas njoftimit për media të zyrës së presidencës, Osmani gjatë vizitës dy ditore në Shqipëri do të pritet me nderime të larta shtetërore nga Begaj.
“Pas takimit, të dy presidentët do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ndërkaq në mbrëmje Presidenti Begaj do të shtrojë darkë shtetërore për presidenten Osmani dhe delegacionin nga Kosova”, thuhet në njoftim.
“Presidentja do të shoqërohet nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, i cili gjatë ditës do të vijojë me agjendë të përbashkët me Zonjën e Parë të Shqipërisë, Armanda Begaj”.
Gjatë kësaj vizite, Osmani do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, derisa pas takimit, presidentja me delegacionin e saj do të priten në drekë zyrtare nga kryeministri Rama.
Ajo po ashtu do të pritet në takim edhe nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
“Në agjendën e presidentes Osmani është edhe një aktivitet i përbashkët i dy presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave në Presidencën e Shqipërisë. Po ashtu, në Tiranë Presidentja do të ketë edhe një takim me grupin e grave deputete, vizitë te Muzeu i Gjetheve dhe aktivitete të tjera”.
Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Osmani në një ceremoni do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.
Agjenda do të vijojë në qytetin e Beratit, ku pas takimit me kryetarin e Bashkisë, Ervin Demo, presidentes do t`i dhurohet titulli më i lartë i qytetit “Patroni i Kalasë”, e më pas do të vizitohen Kisha e Shën Mërisë dhe Muzeu Onufri.
Ndërsa në Durrës, Osmani do ta ketë një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako dhe do ta vizitojë Torrën Veneciane dhe Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Shehaj “po punon” për një alternativë të re politike
-
Nesër mblidhet Këshilli i Ministrave të Italisë, në rend dite edhe marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë
-
Komiteti i Bernës apel Shqipërisë për aeroportin e Vlorës në zonën e mbrojtur