Kosova

Tahiri: Qeveria po eksperimenton me dialogun


Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë një konference për media tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merret me dialogun më shumë se me çdo gjë tjetër.

“Qeveria duke eksperimentuar me dialogun e ka harrura interesin qytetar. Pasiguria në secilin sektor dhe pore të jetës nuk mbahet mend që ka qenë më e madhe”, tha ai.

“Ligji i Pagave është bërë për t’ia rritur pagat kryeministrit, ministrave dhe të emëruarve politik. Do të kemi probleme sociale në fund të vitit. Ku ka në botë paga minimale 170 euro?”, ka pyetur ai.

Tahiri theksoi se deklarimet e Qeverisë së Kosovës për rritje ekonomike të vendit janë mashtrimi më i madh që i bëhet popullit.

“Në një shkallë të lartë të inflacionit t’i referohesh raportit të Bankës Botërore që ka rritje ekonomike, ku aty shkruan se ka rritje ekonomike në dhjetë vjetët e fundit dhe asaj t’i referohesh si sukses është mashtrimi më i madh që i bëhet këtij populli, se ne jetojmë në Kosovë, e dimë saktësisht se sa zhvillim kemi. E dimë saktë se çka është zhvilluar e investuar. I gjithë buxheti është bllokuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore