Kosova

Tahiri për dështimin e seancës: Abuzim me besimin qytetarë, Kuvendi është kthyer në lojë me numra


Besnik Tahiri.

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka quajtur “të papranueshme” dështimin e seancave për shkak të kuorumit.

Ai para gazetarëve ka thënë se Kuvendi është kthyer në një lojë me numra.

“Fatkeqësisht jeni dëshmitar edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtyn seancën e parë për në ora 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat”, tha Tahiri para gazetarëve.

Sipas tij, një sjellje e tij është edhe keqpërdorim i besimit të qytetarëve që kanë për këtë ekzekutiv.

“Është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetarë me qasjen që e ka kjo Qeveri dhe kjo mazhorancë. Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, arbitrare që e ka pas tash e dy vjet”, tha Tahiri.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i pakënaqur me legjislaturën, sipas tij kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë kështu për shkak të sjelljes “së papërgjegjshme” të deputetëve.

“Me këtë sjellje të papërgjegjshme të deputetëve, kjo legjislaturë mendoj se nuk e meriton të vazhdojë”, ka thënë Konjufca.

Pas pritjes që deputetët të mblidhen, Konjufca ka marrë vendim që seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë qe të fillonte nga ora 10:00, të shtyhet.

Kjo me arsyetimin se mazhoranca nuk ka arritur t’i mbledhë deputetët.

“Mazhoranca nuk po mundet me i mbledhë deputetët, shihemi në orën 12:30, po më premtojnë që kanë me i sjellë deputetët”, deklaroi ai.

Konjufca ishte duke pritur që të bëhen 61 deputetë të shumicës.

Një problem i ngjashëm ka qenë edhe javën e kaluara në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë arsyeje edhe ishte anuluar seanca që ishte paraparë të mbahet para një jave.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë që të mblidhen këtë të mërkurë për të trajtuar pika e projektligje të pa përfunduara nga 6 seancat e kaluara. Në rend dite deputetët kanë gjithsej 37 pika, që kanë mbetur, disa prej të cilave, nga muaji shkurt i këtij viti.

Shqyrtimi i disa prej këtyre pikave ka përfunduar dhe vetëm pritet të votohen, ndërsa disa të tjera pritet të shqyrtohen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore