Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka vlerësuar deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borell si të njëanshme pas situatës se krijuar në Veri të Mitrovicës.
“Dje Borelli pati një reagim të njëanshëm ndaj ndërhyrjes së ligjshme të Qeverisë dhe policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe krimit në Kosovë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ajo u shpreh se me qasje të tillë dëmtoi paanshmërinë e Bashkimi Evropian.
“Si ndërmjetësues në dialogun e Brukselit, madje tregoi se sa shumë është i ndikuar nga Beogradi. Qeveria duhet të bëjë kundër reagimin zyrtar pranë autoriteteve të larta të BE-së, sepse paanshmëria është baza e besimit në ndërmjetësimin që bënë BE në dialog”.
“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”. Kështu e ka cilësuar aksionin e Policisë së Kosovës në Veri të vendit për mallra të kontrabanduar, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borell.
Sipas tij, “incidentet e dhunshme” në Veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.
“Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borell në Twiter.
Ndërsa, shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borell.
3/4 So, no one, and especially no high-level EU official, should try to make this a political or ethnic problem, and bilateral coordination is not relevant in this case, because stopping crime and illegal trading is a typical competency of a sovereign country. https://t.co/XrhaCsaSKC
— Luan Dalipi (@DalipiLuan) October 13, 2021
Në mëngjesin e së mërkurës në Veri të Mitrovicës, rreth orës 09:00 janë dëgjuar krisma në ajër, i është vënë flaka një veture, janë parë numër i madh policësh në rrugë e qytetarë më pas të grumbulluar duke sulmuar policinë.
Më pas është kuptuar se Policia e Kosovës ka filluar një aksion në gjithë Kosovën, përfshirë edhe komunat serbe në Veri, kundër kontrabandës me mallra.
Aksioni i Policisë së Kosovës ka hasur në rezistencë të serbëve lokal.
Ata kanë sulmuar edhe Njësinë Speciale pasi që këta të fundit dalin nga një barnatore në të cilën kishin hyrë për të konfiskuar mallrat e kontrabanduar.
Bazuar në njoftimin e PK-së, pas përfundimit të aksionit për kontrabandë janë arrestuar 8 persona dhe 6 të tjerë kanë pasur lëndime trupore, në mesin e tyre civil dhe zyrtarë policorë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tahiri: Kurti e Osmani të marrin vrap për opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës
-
Haradinaj, pushtetit: Nëse bindni botën se drejtësia s’është e pavarur, si mendoni ekstradimin e Radojiçiç-it
-
Si e shpërfaqi Bislimi dështimin e “lobimit” të Osmanit për Urën e Ibrit
-
Rritja ekonomike e qëndrueshme e Kosovës po vazhdon, thotë Kurti