Lajme

Tadiç u bën thirrje serbëve që të protestojnë kundër Vuçiçit – “Kështu bënte Millosheviçi”


Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç

Partia Socialdemokrate e Serbisë (SDS) u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të saj që t’i bashkohen protestës në “Sheshin e Republikës” të dielën mbrëma dhe të mbështesin luftën kundër “dhunës së egër”, të cilën “regjimi e tregoi gjatë protestave në Shabac dhe qytete të tjera të Serbisë”.

“Asnjë qeveri nuk ka të drejtë të pengojë qytetarët të cilët në mënyrë paqësore shprehin pakënaqësinë e tyre duke mbrojtur të drejtat e tyre themelore civile dhe pronësore, si dhe Kushtetutën e Serbisë”, theksoi kryetari  i SDS-së, Boris Tadiç, transmeton Danas.

“Ndërkohë që qytetarët vuajnë dhunën ligjore të regjimit dhe dhunën fizike të banditëve të tyre, Vuçiç dhe përfaqësuesit e regjimit në mes të pandemisë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve për të organizuar shfaqje mediatike të mitingjeve të tyre partiake”, ka deklaruar Tadiç.

27 nëntor 2021, protesta masive në Beograd

“Kujtoj dhe paralajmëroj”, thotë ish-presidenti i Serbisë, “se sa herë që policia tërhiqej për të nxitur qytetarët kundër njëri-tjetrit, gjithmonë ka sjellë epilogje tragjike, shpesh me viktima njerëzore. Këtë e bënte Millosheviqi, tani Vuçiq e bën sipas të njëjtit model”.

“I bëj thirrje policisë që të ushtrojë përmbajtje maksimale, theksoi Tadiq dhe shtoi se policia është aty për të mbrojtur qytetarët dhe Kushtetutën, pra rendin juridik të vendit, e jo për të mbrojtur interesat e regjimit”, përfundon thirrja e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore