Lajme

Szunyog: Kosova ka çaluar në një mori fushash


Tomas Szunyog

Sipas Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, Kosova ka shënuar njëfarë progresi në një mori fushash, progres e cila është theksuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën.

“Kosova ka bërë përparim apo njëfarë përparimi në fushën e luftës kundër terrorizmit, ekonomisë, përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, investimet në burimet e ripërtëritshme, doganat, taksat, politikat e ndërmarrjeve dhe ato industriale”, ka thënë Szunyog në një intervistë për Klan Kosovën.

Diplomati çek duke përmendur fushat ku Kosova ka çaluar ka theksuar se raporti i fundit duhet të shihet si mundësi për veprime konkrete në periudhën pasuese njëvjeçare.

“Progresi i kufizuar megjithatë është progres, është me rëndësi të shikohet raporti si një grumbull rekomandimesh për hapa të mëtejmë – një udhërrëfyes për veprime. Puna për raportin e ardhshëm nis që tani. Kosova mund të bëjë më mirë, qytetarët e meritojnë më mire”, ka shtuar ao.

Szunyog, më tej ka bërë të ditur se asnjë marrëveshje e dialogut nuk ja ndalon Policisë së Kosovës vendosjen kudo në territorin shtetëror, por megjithatë në rast të ndonjë aksioni në Veriun e Kosovës duhet të bëhen njoftime paraprake.

Fotografia e shkrepur në aksionin e Policisë së Kosovës në Veriun e vendit për zbatimin e reciprocitet me targa

“Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog që pengon vendosjen e njësive speciale policore nga jugu në veri, por që është një praktikë e zakonshme koordinimi i ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare si dhe njoftimi paraprak i KFOR-it”,

Szunyog, gjatë intervistës ka folur edhe për pesë vendet mos njohëse të BE-së, duke potencuar se Bashkimi Evropian nuk mund të komentojë për çështjen e njohjes e cila është kompetencë ekskluzive e vendeve anëtare.

“Mund të ju siguroj se si BE, në mbesim plotësisht të përkushtuar për ta mbështetur Kosovën për të përparuar dhe për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe paqësore”, ka përfunduar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore