Lajme

SWIFT shkëput bankat ruse më 12 mars


Sistemi bankar SWIFT do t’i shkëpusë shtatë bankat ruse të sanksionuara nga vendet perëndimore më 12 mars, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore.

“Mendimet tona më të sinqerta janë me popullin e Ukrainës, i cili po vuan pasojat e mëdha tragjike pas mësymjes ruse”, shkruhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga organizata.

Kjo lëvizje e Perëndimit për ta shkëputur Moskën nga transaksionet bankare nëpërmjet sistemit, është edhe një ndër goditjet më të forta që i janë dhënë Kremlinit, prej uurpimit të territorit ukrainas një javë më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore