Kosova

Sveçla, mërgimtarëve: Evitojeni kalimin nëpër Serbi – në shenjë hakmarrje për sukseset e Kosovës po i arreston kosovarët


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu ka bërë apel mërgimtarëve ta shmangin kalimin nëpër Serbi pas arrestimeve të fundit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe, derisa ka shtuar se Serbia po vazhdon me sjellje destruktive.

“Unë i rekomandoi fuqishëm bashkatdhetarët tanë që sa më shumë të evitojnë kalimin përmes Serbisë. Janë disa orë më shumë udhëtim dhe unë besoj se në emër të sigurisë rrugëtimi përmes Shqipërisë, Kroacisë e Malit të Zi”, ja vlen tha Sveçla në një intervistë për albradio në Zvicër.

Tutje, kreu i MPB-së ka theksuar se Serbia këtë po e bën në shenjë hakmarrje ndaj sukseseve të Kosovës.

“Serbia në shenjë hakmarrje ndaj sukseseve të Kosovës po vazhdon me arrestime të shtetasve të Kosovës, apo bashkëkomasëve tanë me shtetësi tjera dhe me akuza të fabrikuara”, potencoi ai.

“Ne si institucion i sigurisë jemi duke punuar me përkushtim dhe do t’i mirëpresim bashkatdhetarët tanë dhe kështu të gjitha obligimet tona do t’i përmbushim si për nga aspekti i sigurisë ashtu edhe për menaxhimin e kontrolleve të pikave kufitare”, ka potencuar Sveçla.

Serbia është duke vazhduar që të arrestojë shqiptarët e Kosovës duke i akuzuar ata për krime të pretenduara lufte.

Ndryshe, Tefik Mustafa, Sadik Duharku, Hasan Dakaj, e Nezir Mehmetaj po mbahen në paraburgim në Serbi si të akuzuar për krime lufte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore