Lajme

Supremja vendos sërish masë të përkohshme për lejet e hidrocentraleve në Deçan


Foto, ilustrim: Hidrocentralet.

Gjykata Supreme, ka vendosur sërish masa të përkohshme për lejet e hidrocentraleve në Deçan.

Supremja ka shpallur aktgjykimin me të cilin ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, vendim ky që ishte marrë me 11 shkurt të 2021.

Përmes aktgjykimit të vendosur më 16 dhjetor 2022, Supremja e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e paditësve Faton Selmanaj, Xhavit Kuqi dhe Muharrem Lulaj për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të 26 prillit 2021.

Kështu, duke prishur aktvendimin e Apelit dhe ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 11 shkurt 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në Kosovë, 14 hidrocentrale operojnë pa leje mjedisore.

Kështu kishte bërë të ditur kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrja e Financave Publike, Hykmete Bajrami gjatë raportimit të saj duke thënë se “auditori ka gjetur 14 hidrocentrale që operojnë pa leje mjedisore dhe shfrytëzim të ujërave”.

Burimet e ripërtërishme të energjisë paraqesin një burim të rëndësishëm të energjisë me të cilin disponon Kosova, me një potencial ende të pashfrytëzuar sa duhet.

Megjithatë, si anëtare e Komunitetit të Energjisë, Kosova ishte e obliguar që të arrijë caqet, deri në vitin 2020 të përmbushë deri në 25 për qind të synimeve të konsumit përfundimtar të energjisë prej burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore