Përballje

Superkupa e Spanjës/ Mësohet data e El Clasico-s së parë për 2022


Superkupa e Spanjës për sezonin e tretë radhazi po organizohet në formatin e ri.

Ndryshe nga pesë dekadat e fundit, Superkupa tash e tri vite formatin e ka edhe me gjysmëfinale.

Pra, nga dy skuadra që ishin pjesëmarrëse, tani janë katër.

Këtë vit, skuadrat pjesëmarrëse në Superkupë janë: Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Club dhe Barcelona.

Dy çiftët gjysmëfinaliste janë:

Real Madrid – Barcelona

Athletic Bilbao – Atletico Madrid

Sot, Federata e Futbollit Spanjoll i ka bërë të ditura edhe datat e ndeshjeve për Superkupën që organizohet në Arabinë Saudite.

Ndeshje e parë që do luhet është pikërisht El Clasico, mes Real-it dhe Barcelonës.

Dy elitarët e futbollit spanjoll përballen të mërkurën, më 12 janar në stadiumin “King Fahd” me fillim në orën 20:00.

Kurse, gjysëmfinalja e dytë zhvillohet më 13 janar, në të njëjtin orar, në të njëjtin stadium.

Finalja e këtij kompeticioni do të luhet më 16 janar, me fillim në orën 19:30.

Kampioni i fundit i këtij kompeticioni ishte Athletic Bilbao, që e mposhti Barcelonën në finale me rezultat 3-2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore