Sport

“Superkupa” e shteteve, UEFA dhe Conmebol zyrtarizojnë bashkëpunimin


Edhe një tjetër kompeticion i shteteve do të shtohet.

Në fakt, ky kompeticion do të përmbajë vetëm një ndeshje, dhe do të luhet çdo katër vite.

Në këtë ndeshje, mes vete do të përballen fituesit e EURO-s dhe Copa America-s.

Emri i kompeticionit do të jetë “Copa EuroAmerica”.

Edicioni i parë i këtij kompeticioni do të luhet në qershor të vitit 2022, siç u zyrtarizua sot nga dy federatat.

Finalja e parë do të jetë mes fituesve të EURO 2020, Italisë dhe fituesve të Copa America 2021, Argjentinës.

Data e saktë dhe stadiumi ende nuk dihen, por bashkëpunimi tanimë është zyrtarë.

Në mesin e gjithë ndeshjeve, shtohet edhe një trofe për të cilin do të luftojnë shtetet më të mëdha Evropiane dhe Jugamerikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore