Sport

Superiore/ Ja cilat skuadra rrezikojnë më shumë portat kundërshtare


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat më të fundit nga Abissnet Superiorja. Statistika të cilat lidhen me skuadrat që rrezikojnë më shumë portën kundërshtare.

Deri më tani në Superiore janë luajtur 11 javë. Tirana udhëheq kampionatin me 24 pikë. Një pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Kastrioti renditet në vendin e fundit me pesë pikë.

Kukësi është skuadra që ka shënuar më shumë gola, 25. Më pas vjen Tirana me 21 dhe Vllaznia me 19. Kastrioti është skuadra që ka pësuar më shumë gola, 22. E ndjekur nga Dinamo me 19 dhe Skënderbeu me 16.

Cilat janë skuadrat që prekin topin më shumë në zonën kundërshtare?

Dy skuadrat e para janë pikërisht ato që kanë shënuar dhe më shumë. Një statistikë që jo gjithmonë ka lidhje me golat, por është një tregues.

Kukësi e prek mesatarisht 15.37 herë topin në zonën kundërshtare. Tirana e prek 14.35 herë, Laçi 14.25, Partizani 14.11 dhe Vllaznia 13.45.

Në treshen e fundit renditet Teuta me 8.71 prekje, Skënderbeu me 7.4 dhe në fund qëndron Egnatia me vetëm 6.71 prekje.

Një aspekt që ndikon në këtë statistikë është fakti që skuadrat që luajnë në kundërsulm dhe që dërgojnë pak lojtarë në zonën e kundërshtarit kur sulmojnë, do të kenë gjithmonë një numër të pakët prekjesh së topit në zonën kundërshtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore