Sport

Superiore/ Bylisi shkëlqen dhe ulë me këmbë në tokë Erzenin


Skuadra e Bylisit i ka shkaktuar humbjen e parë Erzenit për këtë sezon në Abissnet Superiore. Ballshiotët triumfuan me rezultatin 4-1 në stadiumin e tyre “Adush Muçaj”.

Dy skuadrat u përballën për javën e gjashtë të Superiores. Me fitoren e arritur, Bylisi i merr Erzenit vendin e dytë në renditje.

Vendasit e nisën mjaftë mirë takimin, teksa shënuan golin e avantazhit që në minutën e 10 me anë të Xhonatan Lajthia.

Goli i dytë i vendasve do të vinte brenda pjesës së parë. Në minutën e 25 ishte radha e Luis Kaçorrit për të shënuar.

Ballshiotët do të shënonin golin e tretë 17 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Autori kësaj radhe ishte Antoni Bej. Nigeriani shfrytëzoi maksimalisht një top vakant në zonë, i gjendur aty pas kontrollit të dobët nga ana e portierit, Dashamir Xhika.

Miqtë do të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 71. Braziliani, Enck Pablo Oliveira de Souza arrin ta dërgoi topin në rrjetë pas një gjuajtje me kokë, i harruar dhe nga mbrojtja vendase.

Në sekondat e fundit të kohës rregullt të takimit, Bylisi arrin të realizojë dhe golin e katërt. Felipe Souza ishte autori i golit kësaj here.

Kjo ishte fitorja e tretë për Bylisin në gjashtë javët e para. Ndërkohë që numëron edhe dy barazime, si dhe një humbje.

Për skuadrën nga Shijaku është humbja e parë, teksa në pesë sfidat e tjera numëron tre fitore dhe dy barazime.

Superiorja do të vijojë me ndeshjet e tjera të javës së gjashtë:

Të shtunën

Laçi – Kukësi

Egnatia – Kastrioti

Të dielën

Partizani – Tirana

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore