Sport

Supergoli i Tchouamenit i jep fitoren Realit ndaj Mallorcas


Një supergol nga mesfushori francez, Aurelien Tchouameni ka mjaftuar që Real Madrid-i të dalë me tri pikët nga përballja me Mallorca-n këtë të shtunë në La Liga.

Mallorca priti Real Madrid-in në ndeshjen e javës së 31-të në La Liga-s spanjolle, me ndeshjen që u zgjidh nga një goditje e jashtëzakonshme nga distanca nga Tchouameni.

Teksa pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim 0-0, në fillimin e asaj të dytë do të vinte edhe goli i francezit.

Mesfushori mori një top disa metra larg hyrjes së zonës së portierit vendas dhe me një goditje të “rrufeshme” shtangu të pranishmit në “Estadi de Son Moix”.

Me fitoren e arritur, Real-i shkon në kuotën e 78 pikëve, në krye të La Liga-s dhe afrohet gjithnjë e më shumë me titullin.

Mallorca qëndron në vendin e 15 me 31 pikë, gjashtë më shumë se zona e nxehtë e rënies nga kategoria.

Përmbysje spektakolare e Altleticos ndaj Gironas

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore