Sport

Super League: Miliona euro për Real Madridin dhe Barcelonën


Super League mund të jetë zgjidhja afatshkurtër e problemeve financiare të Barcelona-s dhe Real Madrid-it, falë një injeksioni ekonomik prej rreth 1 miliard eurosh nëse nis kompeticioni i ri.

Çelësi ishte vendimi i Gjykatës së Drejtësisë Evropiane, i cili u shpall sot, 21 dhjetor, me një vendim shumë të favorshëm për Super League dhe duke vënë në dukje “shpërdorimin e pushtetit dominues nga FIFA dhe UEFA”.

Klubet promovuese të projektit të Super League kërkonin një garanci, sipas të cilës skuadrat që duan të konkurrojnë, në të ardhmen, në Super League, të mos ndalohen në ligat dhe kupat e tyre kombëtare.

Me dritën jeshile nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, projekti është tani më i gjallë se kurrë dhe ka shumë para. Investitorët po shpenzojnë 15 miliardë euro për të nisur një konkurs të tillë.

Nga ai vëllim biznesi, investitorët do të mbajnë 15%. Barcelona dhe Real Madrid-i kanë një bonus rezistence për mbajtjen e projektit gjallë, ndër të tjera.

Klubi i Barcelona-s do të hynte në Super League me rreth 1 miliard euro që do të zhduknin problemet financiare të klubet. E njëjta situatë do të ishte edhe për Real Madrid-in, klubin nga kryeqyteti spanjoll i cili gjithashtu ka marrë borxhe të shumta për të financuar rindërtimin e stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Pas vendimit të Bashkimit Evropian, “A22 Sports Management”, kompania që qëndron pas projektit të Super League, do të shfaqet këtë të enjte për të shpjeguar fitoren e saj. UEFA nuk ka më monopol në turnetë e futbollit.

Fillimisht, në këtë kompeticion të ri do të shfaqen klube evropiane që nuk janë më në nivelin më të lartë si PSV, Feyenoord, Anderlecht, apo dhe klubet portugeze. Ato do të përfitonin një injeksion ekonomik i cili do i ndihmonte të rriteshin.

Sipas atye që qëndrojnë pas Super League, janë kontaktuar mbi 60 klube për të qenë pjesë e projektit. Nuk përjashtohet që në të ardhmen të përfshihen edhe klube nga Arabia Saudite apo Amerika.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore