Sport

“Super League fitoi, ndeshje falas për tifozët”


Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur mëngjesin e sotëm, 21 dhjetor, për përplasjen mes UEFA-s dhe Super League. Ajo i ka dhënë të drejtë projektit të shpalosur nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus (i tërhequr së fundmi nga projekti).

Organi që garanton respektimin e ligjit të Komunitetit ka vërtetuar se ka pasur një abuzim me pozitën dominuese nga Federata Evropiane e Futbollit dhe FIFA. Një vendim që u prit me entuziazëm në frontin e Super League.

“Ne fituam të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është falas. Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lirë të përcaktojnë të ardhmen e tyre”, komentoi prerazi Bernd Reichart, CEO i “A22 Sports”, kompania që kujdeset për imazhin e Super League.

“Për tifozët, ofrojmë shikim falas të të gjitha ndeshjeve të Super League”, shtoi Reichart.

Drejtori i Përgjithshëm i “A22 Sports” u ndal edhe tek klubet e futbollit me një koment: “Për klubet, të ardhurat dhe shpenzimet e solidaritetit do të garantohen”.

Gjykata e Madridit në favor të Super League: UEFA nuk mund të justifikojë monopolin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore