Gatimi

Supë me perime, e lehtë dhe e shijshme


Si të përballoni sëmundjet e stinës? Një supë e ngrohtë me perime është gjithmonë zgjidhja më e shijshme! Perimet fantastike janë të pasura me vitamina C dhe K, që luftojnë çdo dobësim të organizmit.

Përbërësit: lëng perimesh, 1/2 spec jeshil, 1/2 spec i kuq, 1/2 patëllxhan, 1/2 kungull jeshil, pak brokoli, disa gjethe spinaqi, 1 domate, 1 patate, 1 qepë e vogël, 2 qepë të njoma, 2 thelpinj hudhre, 2 limonë, 1/2 kërcell selino, pak mendër (nenexhik) të freskët, pak borzilok, pak majdanoz, kripë, piper, 100 ml vaj ulliri, 1 lugë gjalpë.

Përgatitja

Lajmë perimet me ujë të rrjedhshëm dhe i presim në formë kubike. Erëzat e njoma i presim hollë.

Në një tenxhere vendosim vaj ulliri dhe perimet (përveç domates, limonit dhe erëzave). I përziejmë në zjarr të ngadaltë.

Kur perimet të nisin të zbuten, shtojmë domaten dhe pak më vonë lëngun e perimeve.

I lëmë të ziejnë për 40 minuta. Gjatë 10 minutave të fundit hedhim gjalpin, kripën, piperin, lëngun e limonit, majdanozin, mendërzën dhe borzilokun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore