Lajme

Sunak ripohon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete mes Izraelit dhe Palestinës


Rishi Sunak, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, ende beson në zgjidhjen me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën.

Përsëritja e bindjes së tij për zgjidhjen me dy shtete vjen pasi ambasadorja izraelite në MB, Tzipi Hotovely, ka hedhur poshtë planin e sugjeruar prej kohësh.

Sunak ka thënë se “qëndrimi ynë i kahershëm mbetet se zgjidhja me dy shtete është rezultati i duhur”.

“Çka po ndodh është tepër shqetësuese. Unë kam thënë vazhdimisht shumë njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën. Askush nuk dëshiron që ky konflikt të zgjasë për një moment më shumë se sa është e nevojshme”, ka shtuar ai.

Po ashtu Sunak ka mbrojtur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por ka shtuar gjithashtu se i ka thënë javën e kaluar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se Izraeli duhet të mbrojë civilët.

Kjo pason intervistën e Hotovely kur u pyet për zgjidhjen me dy shtete.

Ajo ka thënë “absolutisht jo. Izraeli e di sot, dhe bota duhet ta dijë tani se palestinezët kurrë nuk kanë dashur të kenë një shtet pranë Izraelit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore