Sulmet ruse në Dnipro dënohen nga Shqipëria: Duhet punuar për ta mbajtur Moskën përgjegjëse

Sulmet e fundit ruse në rajonin e Dnipro-s në Ukrainë, ku 18 persona humbën jetën, janë dënuar ashpër nga ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ka bërë edhe thirrje për t’u bashkuar mes vendeve anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për ta mbajtur Moskën përgjegjëse të këtyre “krimeve barbare”.
“Jam e tronditur nga bilanci i vdekjeve prej sulmeve ruse në një zonë rezidenciale në Dnipro”, shkruan kryediplomatja shqiptare, përmes një postimi në median sociale Twitter, duke shtuar se ky është një krim lufte i pabesë rus, i radhës.
1/2Horrified by the death toll from 🇷🇺's missile attack against an appartment block in #Dnipro.Yet another heinous war crime by a Russia whose strategy&tactics in #Ukraine are more akin to those of a terrorist organization than those of a modern country&permanent member of #UNSC pic.twitter.com/sVHLy0L5AB
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 15, 2023
Sipas saj, strategjia dhe taktika e vërtetë e Kremlinit në Ukrainë, ngjan më shumë me vepra terrorizmi të ndërmarra, të cilat janë të paimagjinueshme për një vend modern dhe anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ndaj, në këtë cilësi, këto krime nuk duhen mbetur pa ndëshkuar. Por, të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku, në mënyrë që i gjithë zinxhiri rus i komandës të mbahet fajtor për këto krime të kryera.
Mbi rastin zyrtarët vendorë thanë se ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës në kërkim të të mbijetuarve.
“Operacioni i kërkimit është duke vazhduar”, shkroi Valentyn Reznichenko, guvernator i rajonit Dnipropetrovsk të Ukrainës lindore-qendrore, në orën 2:50 të mëngjesit (00:50 GMT) në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Rreth 38 persona u shpëtuan, rreth dy duzina ishin të zhdukur dhe një numër i panjohur banorësh mbetën të bllokuar nën një grumbull të madh mbeturinash pas sulmit të së shtunës pasdite që plagosi 64 persona.
Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, ka qenë i pari, i cili ka kërkuar dënimin e menjëhershëm ndërkombëtar lidhur me këto goditje, duke ushtruar sërish presion mbi ardhjen e armëve të reja, për të rrëzuar raketat dhe dronët rusë, të cilët e godasin Ukrainën çdo ditë.
Shtatë vendeve superfuqi botërore, të grupimit G7, nga ana tjetër, së bashku me Bashkimin Evropian, u ka bërë thirrje të shtojnë sanksionet kundrejt Moskës pa asnjë vonesë, në mënyrë që lufta ruse të mos financohet më prej ekonomive perëndimore, në mënyrë indirekte.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar ndërkohë edhe në kryeqytetin, Kiev dhe rrethinat e tij, por nuk është raportuar ende për viktima apo të plagosur.
Nga ana e saj, Rusia pretendon se është e përqendruar që të godasë infrastrukturën energjetike dhe atë ushtarake ukrainase, pa prekur kësisoj civilët.
Mirëpo, ashtu si edhe në raste të tjera, ka rënë në sy fakti se janë sulmuar përtej zonave rezidenciale, edhe spitale, shkolla apo kopshte.
Në Lviv, qytetin më perëndimor ukrainas, ka pasur po ashtu shpërthime të forta të dëgjuara, pa dëme në njerëz.
Teksa, luftimet vijojnë të jenë të ashpra në zonën lindore dhe jugore të vendit.
Për ministrin e Energjisë në Ukrainë, Herman Halushchenko, ditë shumë të vështira i presin qytetarët e vendit të tij, për shkak të dëmtimeve të mëdha në infrastrukturën energjetike.
Teksa po punohet që ngrohja të mos u mungojë familjeve ukrainase, edhe me krijimin e qendrave të grumbullimit, të cilat operojnë me gjeneratorë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Shehaj “po punon” për një alternativë të re politike
-
Nesër mblidhet Këshilli i Ministrave të Italisë, në rend dite edhe marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë
-
Komiteti i Bernës apel Shqipërisë për aeroportin e Vlorës në zonën e mbrojtur