Lajme

Sulmet e 11 shtatorit, identifikohen dy viktima tё tjera


Hetuesit e New York-ut kanë identifikuar dy persona të tjerë, që humbën jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit, në dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Këtë vit, SHBA-të përkujtojnë 20-vjetorin e ngjarjes më të rëndë të ndodhur më parë.

Zyra e ekzaminuesit kryesor mjekësor të NYC, tha se kishte identifikuar Dorothy Morgan dhe njё burrё tjetёr, emri i tё cilit nuk u lejua të bёhet publik nga familja e tij.

Autoritetet bënë me dije se deri më tani numёrohen 1 mijё e 647 të identifikuara, nga 2 mijё e 753 njerëz të vrarë në Qendrën Tregtare Botërore (1 mijё e 106 mbeten ende të paidentifikuar).

“Njëzet vjet më parë, ne u bëmë një premtim familjeve të viktimave se do të bëjmë gjithçka që duhet për të identifikuar të dashurit e tyre. Me dy zbulimet e fundit, ne vazhdojmë të përmbushim atë detyrim të shenjtë”, tha ekzaminuesja kryesore mjekësore e New York-ut, në një deklaratë.

Ajo vijon duke thënë se, “pavarësisht se sa kohë kalon që nga 11 shtatori 2001, autoritetet do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për t’u siguruar që të gjithë ata që kanë humbur, të ribashkohen me familjet e tyre”.

Morgan u identifikua përmes testimit të ADN-së së eshtrave të gjetura në 2001, pёrmes teknologjisë sё sekuencimit të ADN-së të gjeneratës tjetër, e cila është më e ndjeshme dhe e shpejtë sesa teknikat konvencionale.

Gjithsej 2 mijё e 977 njerëz u vranë në sulmet e 11 shtatorit. Dy avionë goditën Qendrën Botërore të Tregtisë, një goditi Pentagonin dhe një aeroplan i katërt u rrëzua në Pensilvani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore