Shqipëria

Sukth: Erzeni mbulon 170 hektarë tokë, 200 familje në rrezik


Nё njёsinё administrative tё Sukthit, rreth 170 hektarё tokё janё mbuluar nga uji, si pasojё e rreshjeve tё dendura tё natёs sё 26 janarit.

Reshjet kanё shkaktuar problematika tek shumё banorё tё zonёs. Rreth 200 familje ndodhen nё rrezik pasi uji ka arritur nё katet e para tё ndёrtesave tё tyre.

Ёshtё bёrё me dije se janё evakuuar tre prej tyre. Familjet ndodhen aktualisht nё Shtёpinё e Pushimit Durrёs.

Pёrmbytjet nё zonё janё shkaktuar nga dalja nga shtrati e lumit Erzen, pas motit me reshje tё ditёve tё fundit.

Po ashtu niveli e ujit nё njё pjesё tё rrugёs sё Sukthit ka arritur nё 30 cm, duke sjellё vёshtirёsi nё qarkullimin rrugor.

Ndërkohë, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi në takimin e zhvilluar online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit (DRUK), informoi se, në datat 22-26 janar, pritet të rikthehen reshjet intensive të shiut. Ajo kërkoi nga strukturat e drejtorive rajonale të ujitjes dhe kullimit në vend, që të jenë në gatishmëri maksimale për t’i dhënë përgjigje me shpejtësi çdo situate që mund të krijohet si pasojë e reshjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore