Lajme

Suedi-Finlandë, aplikimi për anëtarësim në NATO do të bëhet në të njëjtën kohë


Sipas të përditshmes suedeze “Expressen”, Suedia dhe Finlanda kanë arritur një marrëveshje për të aplikuar për anëtarësim në NATO në të njëjtën kohë.

Fakti që lajmi vjen nga Suedia – vendi më “i vakët” i të dyjave, përballë perspektivës së anëtarësimit – tregon se sipas të gjitha gjasave një marrëveshje për paraqitjen e aplikimit për anëtarësim është arritur tashmë nga individët, të cilat më pas komunikuan me njëri-tjetrin për t’u koordinuar, duke shmangur asinkroninë.

Njoftimi i anëtarësimit duhet të arrijë midis 16 dhe 22 majit, kur Presidenti finlandez Sauli Niisto është planifikuar të vizitojë Stockholm-in.

Zyrtarët e NATO-s kanë deklaruar më herët se diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë.

Opinioni publik në të dyja vendet për anëtarësimin në aleancën mbrojtëse ka ndryshuar ndjeshëm ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon.

Nga ana tjetër kjo lëvizje ka zemëruar Moskën.

Mundësia e një reagimi të Kremlinit

Kremlini ka thënë se do të duhej të “ribalanconte situatën” nëse Suedia dhe Finlanda do të anëtarësoheshin në NATO.

Finlanda u godit me dy sulme kibernetike dhe një shkelje të hapësirës ajrore nga një aeroplan shtetëror rus më 8 prill.

Finlanda ndan një kufi prej më shumë se 800 milje me Rusinë.

Megjithatë, disa vende të NATO-s po shikojnë mundësinë që Rusia të kryejë një sulm përpara se Finlanda të bjerë nën mbrojtjen e aleancës, sipas një zyrtari evropian.

Moska e ka paralajmëruar NATO-n se, nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen aleancës ushtarake, Rusisë do t’i duhet të forcojë mbrojtjen e saj. Ajo gjithashtu paralajmëroi se angazhimi në të ardhmen për një Baltik “jo bërthamor”, do të marrë fund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore