Lajme

Sue Gray, gruaja më e fuqishme se Starmer: Ajo që drejton me të vërtetë Mbretërinë e Bashkuar


Në kujtimet e tij në Westminster, ish-ministri britanik, David Laws, kujton një koleg që i tha dikur: Mu deshën saktësisht dy vjet për ta kuptuar, por tani e di se kush e drejton me të vërtetë këtë vend.

“Mbretëria e Bashkuar drejtohet në fakt nga një zonjë e quajtur Sue Grey. Asgjë nuk lëviz nëse nuk jep miratim”.

Në atë kohë, kjo grua misterioze ishte një zyrtare në krye të departamentit të etikës në Downing Street.

Sot, Sue Gray, 67 vjeç, është shefe e stafit të Sir Keir Starmer.

Ajo është hija e vazhdueshme e kryeministrit.

Dhe është aq e fuqishme sa ditë më parë u bë e ditur se fiton edhe më shumë se Starmer: 170 mijë paund në vit (rreth 190 mijë euro) krahasuar me 166 mijë 786 të kryeministrit.

Dhe madje, sipas një rrjedhjeje në BBC, kur asaj iu kërkua të ulte rrogën me disa mijëra paund në mënyrë që të mos e kalonte pagën e Starmer-it, ajo refuzoi.

Sigurisht, duke parë “rrjedhjet” e ditëve të fundit, disa njerëz në Downing Street nuk e durojnë dot.

Aq sa mbrëmë iu desh të ndërhynte kryeministri, duke ritheksuar se kishte “kontrollin total të situatës”.

Sepse ka nga ata që kanë frikë se ky është vetëm fillimi i një lufte civile në Qeveri.

Sipas thashethemeve në Whitehall, Gray jo vetëm që merr pjesë në takime vendimtar, por do të vendoste shumë gjëra në Downing Street, duke përfshirë njerëz që mund të ose duhet të shohin Starmer.

Një kontroll kaq obsesiv, saqë sipas “Times” pak javë më parë, do të kishte acaruar edhe një aktor tjetër në makinën qeveritare.

Domethënë gjeniu i propagandës “centriste” laburiste, irlandezi 47-vjeçar Morgan McSweeney, kreu i parë i fushatës zgjedhore të Starmer-it.

Por si arriti Sue Gray të grumbullonte kaq shumë pushtet në duart e saj .

Karriera e saj si zyrtare e qeverisë filloi në vitet shtatëdhjetë, dhe ajo u dallua menjëherë për vendosmërinë, aq sa u ngrit në shumë poste, duke hyrë përfundimisht në zyrën e kabinetit dhe duke mbajtur role të ndryshme , përfshirë atë të “përgjegjësit të departamentit të etikës”.

Pikërisht në këto rrethana Gray u ngrit në rëndësi kombëtare, në verën e vitit 2022, kur u bë kreu i hetimit të brendshëm për “Partygate”, festat në Downing Street gjatë bllokimeve anti-Covid, që disa javë më vonë fundosën postin e kryeministrit dhe karrierën politike të Boris Johnson.

Ishte vetë Gray ajo që publikoi raportin përfundimtar në të cilin Johnson dhe qeveria e tij akuzoheshin se i dinin festimetnë zemër të pushtetit britanik dhe se nuk kishin bërë asgjë për t’i shmangur ato.

Një dënim fatal për Boris, i cili do të binte brenda pak muajsh.

Por Gray mori edhe më shumë kritika nga konservatorët kur, më pak se një vit më vonë, laburistët e shpallën atë si “shefen e stafit” të qeverisë së ardhshme Starmer, duke ndezur teori konspirative dhe polemika në të djathtë.

Në realitet, zgjedhja e Starmer qëndron mbi të gjitha në faktin se Gray ka një njohuri shumë të thellë të makinerisë dhe ekzekutivit shtetëror britanik.

Kështu lideri e konsideroi atë si personin ideal për të “trajnuar” ministrat e ardhshëm dhe përfaqësuesit e tjerë të rinj të qeverisë pa përvojë.

Megjithatë, Gray në një moment ishte gati të largohej nga shërbimi civil shtetëror britanik.

Në fund të viteve 1980, kur vendosi të hapte “Cove Bar”, një pijetore pranë Newry, në County Down, në Irlandën e Veriut në kufi me Republikën Irlandeze.

Një vendim i përzemërt, së bashku me bashkëshortin e saj këngëtar të kantri, Bill Conlon.

Sot, megjithatë, Sue Gray është bërë sërish një grua shumë e fuqishme në politikën britanike, ose më e fuqishmja sipas disave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore