Kosova

Subvencionimi i teksteve shkollore, Abdixhiku: Edhe sivjet prindërit do të maltretohen


Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se nxënësve edhe sivjet tekstet shkollore do të ofrohen përmes subvencionimit të prindërve, duke deklaruar se “paafëstia dhe popullizmi” i kësaj qeverie “po kushton”.

“Në shtetin e fundit për nga PISA, Qeveria me 51 për qind pushtet e 12 miliardë euro buxhet, nuk arrin asnjëherë të nis vitin shkollor mbarë”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

Në vlerësimin e tij prindërit edhe sivjet “do të maltretohen në radhë të gjata, në procedura të panevojshme burokratike subvencionimi, e përfundimisht dhe në pamundësi blerjeje me kohë të teksteve shkollore për fëmijë”.

“Prandaj injorojeni propagandën. Shihni problemet elementare me të cilat ju lënë të vetëm në hall. Sa larg jemi nga reforma, kur as edhe një vit të vetëm shkollor nuk arrinë ta nisin mbarë”, ka shtuar ai.

Abdixhiku ka garantuar se ky vit është viti i fundit “që familjet, prindërit e fëmijët kosovarë përjetojnë një maltretim të tillë”, duke aluduar se zgjedhjet parlamentare do t’i fitojë LDK-ja.

“Vitin i ardhshëm shkollor do të nisë me koeficient 150 për mësimdhënësit tanë, e me tekste shkollore të siguruara nga shteti për nxënësit e Kosovës. Ky është zotimi im. Paga të dinjtitetshme, tekste falas para bankave”.

Mbi 4 javë greva, kjo s’ka ndodhur qe 20 vjet në Kosovë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore