Shqipëria

Subjekt i OFL-së, Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të Çlirim Markut


Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të Çlirim Markut dhe të familjarëve të tij.

Marku është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, ndërkohë që Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi kërkesën e SPAK.

Ai ka qenë i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Pasuritë e tij i kanë kaluar shtetit.

Trupa gjykuese ishte e përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Saida Dollani dhe Igerta Hysi.

Pasuritë e konfiskuara janë pasuri të paluajtshme me sipërfaqe të ndryshme si dhe automjet i markës Mercedez Benz model ML 320.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore