Sport

Suarez zbulon klubin e tij të ri


Luis Suarez do ta vazhdojë karrierën te klubi uruguaian, Nacional, aty ku u formua si futbollist.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi, i cili përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është një hap larg rikthimit te Nacional.

“Ishte e pamundur të refuzoja mundësinë e rikthimit te Nacional. Kam një marrëveshje paraprake me klubin dhe në orët në vijim do të vendosim detajet përfundimtare”, ka thënë Suarez në videon e publikuar nga ai.

“El Pistolero” është gati të rikthehet në klubin ku nisi karrierën si profesionist në vitin 2005.

Pasi luajti me “Tricolores” deri në vitin 2006, Suarez u transferua në Evropë, duke veshur me fanellat e Groningen-it dhe Ajax-it në Holandë, përpara se të kalonte në Premier League te Liverpool-i.

Te skuadra angleze, Suarez shkëlqeu, i cili më pas u transferua te Barcelona në vitin 2014, ku pati kulmin e karrierës së tij.

Në Barcelonë, Surez qëndroi deri në vitin 2020, pastaj u bashkua me skuadrën e Atletico Madrid-it, ku në këtë vit nuk gjeti gjuhën e përbashkët për ta vazhduar kontratën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore