Sport

Suarez lojtar i Inter Miamit, bashkohet me Messin


Luis Suarez

Luis Surez, ish-sulmuesi i Barcelonës, ka nënshkruar kontratë zyrtare si lojtar i ri i Inter Miami-t.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari sportiv, Fabrizio Romano, derisa ka bërë të ditur se zyrtarizimi i Suarez-it tek klubi i MLS-së do të bëhet së shpejti.

“Do të zyrtarizohet së shpejti, të gjitha të përfunduara me një marrëveshje njëvjeçare plus opsion për sezonin e mëtejshëm të vlefshëm deri në vitin 2025”, ka shkruar Romano në platformën X.

Në Inter Miami, sulmuesi i Urugait do të luajë me bashkëlojtarët e tij të dikurshëm tek Barcalona, si Lionel Messi, Sergio Busquest dhe Jordi Alba.

Së fundmi, Suarez ishte lojtar i Gremios në Brazil, dhe duke i thënë lamtumirë futbollit brazilian qendërsulmuesi uruguaian karrierën e tij do ta vazhdojë në Amerikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore