Lajme

Studiuesit britanik: Vaksina përforcuese 80% efektive kundër Omicron-it


Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë analizuar ndikimin e mundshëm që një vaksinë përforcuese COVID do të ketë për Omicron dhe thonë se mund të sigurojë rreth 85% mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda.

Mbrojtja është më e vogël se vaksinat e dhëna kundër versioneve të mëparshme të COVID.

Ka pasur një numër rekord prej 861 mijë e 306 injeksionesh përforcuese dhe doza të treta të enjten në Mbretërinë e Bashkuar.

Modelimi, nga ekipi në Imperial College London, bazohet në informacione të kufizuara për Omicron.

Studiuesit thonë se ka një shkallë të lartë pasigurie derisa të mblidhen më shumë informacione të botës reale për këtë variant të ri që po përhapet me shpejtësi.

Vaksinat ndihmojnë në imunizimin e trupit se si të luftojë COVID-in.

Për ta kapërcyer këtë, njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar këshillohen të marrin një dozë përforcuese për të ndërtuar nivele më të larta të antitrupave për të luftuar virusin.

Antitrupat mund të ngjiten në virus për ta ndaluar atë të hyjë në qeliza dhe të riprodhohet.

Studimet kanë sugjeruar një reduktim 20 deri në 40 herë në aftësinë e këtyre antitrupave për të hequr virusin te njerëzit vaksinuar dyfish.

Puna paraprake nga Imperial supozon se do të ketë një rënie në efikasitetin e vaksinës kundër Omicron.

Edhe me një përforcues, mbrojtja kundër sëmundjeve të rënda nga Omicron mund të jetë rreth 80 deri në 85,9%, krahasuar me rreth 97% për Delta-n, varianti tjetër që është aktualisht mbizotërues në MB.

Megjithatë, ka pjesë të tjera të sistemit imunitar, të tilla si qelizat T, që mund të luftojnë gjithashtu COVID-in. Modelimi nuk mundi të vlerësonte ndikimin e këtyre.

Një nga studiuesit Imperial, Azra Ghani tha se “një pasiguri e mbetur është se sa e rëndë është sëmundja e shkaktuar nga varianti Omicron krahasuar me sëmundjen e shkaktuar nga variantet e mëparshme.

“Ndërsa mund të duhen disa javë për ta kuptuar plotësisht këtë, qeveritë do të duhet të vendosin plane tani për të zbutur çdo ndikim të mundshëm”.

Doktor Clive Dix, ish-kryetar i Task Forcës së Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, tha se “ka një sasi të madhe pasigurie në këto vlerësime të modeluara dhe ne mund të jemi të sigurt për ndikimin e përforcuesve kundër Omicron kur të kemi një muaj tjetër të të dhënave të botës reale mbi shtrimin në spital, numrat e ICU [kujdesit intensiv] dhe vdekjet”.

Rastet e Omicron janë në rritje.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 3 mijë e 201 raste të reja të variantit Omicron, nga shifra e djeshme prej 1 mijë e 691.

Numri total i rasteve të konfirmuara të Omicron në Mbretërinë e Bashkuar është 14 mijë e 909, megjithëse shifra e vërtetë besohet të jetë shumë më e lartë sepse jo të gjithë laboratorët mund të zbulojnë variantin dhe jo të gjithë do të dalin për testim.

Më herët, qeveria njoftoi se janë dhënë 861 mijë e 306 përforcues të tjerë dhe dozë të tretë në Mbretërinë e Bashkuar të enjten, totali më i lartë ditor deri më tani.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore