
Për dy ditë me radhë, efektivë të Forcës Detare në Forcat e Armatosura zhvilluan në bregdetin e Shqipërisë stërvitjen “GRUPEX-22”.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ka cilësuar një stërvitje të rëndësishme, veçanërisht në këtë moment të rritjes së standardeve të Forcave të Armatosura.
Më tej, ministri u shpreh se, “tani jemi edhe më gati për t’u bërë një vend pritës, jo vetëm në tokë, por edhe në ajër, edhe në det për vitin tjetër ‘Defender-23’ edhe në vazhdim”.
Stërvitja dhe qitjet bregdetare u zhvilluan në përputhje me dokumentet stërvitore, si dhe ato të NATO-s.
/Albanianpost.com