Art&dizajn

Statuja e Tony Blair në Kosovë bëhet virale në MB, britanikët mendojnë se është aktori Jason Donovan


Shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, e cila u zbulua në Ferizaj në 25-vjetorin e çlirimit ka lënë shumë njerëz në mëdyshje, duke e krahasuar atë me aktorin australian Jason Donovan.

Madje, kësaj habie, artikull i ka kushtuar edhe e përditshmja britanike The Independent, e cila shkroi se “njerëzit janë lënë në histerikë pasi një statujë e Tony Blair që u zbulua në Kosovë, tërhoqi krahasime me aktorin australian dhe yllin e ‘Neighbours’, Jason Donovan”.

Dyshimet, që më pas u kthyen në komikë virale, u ndezën nga ish-sekretari i Blair, Alistair Campbell u bë viral pasi ai ndau imazhin në një përpjekje për të nxitur publikun të votonte për partinë Laburiste, por përgjigjet ndaj postimit dominuan në të qeshura menjëherë.

“Zbulohet statuja e Tony Blair në Kosovë”, ka shkruar Campbell.

“Nuk jam i sigurt se ku, nëse diku, do të ngrihen statuja për ndonjë nga pesë kryeministrat që e kanë çuar vendin tonë prapa në 14 vitet e fundit. Votoni Laburistët nëse doni një qeveri serioze që i realizon premtimet”, shtoi ai.

Por përdoruesit nuk mund t’u besonin syve të figurës së zbuluar dhe ishin të bindur se kishte pasur një gabim.

“Statuja e Jason Donovan u zbulua. Duhet të jetë Tony Blair,” tha me shaka një përdorues në X/Twitter.

“Ky është Jason Donovan”, shtoi një tjetër.

Një tjetër shtoi – “A supozohet të jetë Jason Donovan?”.

“Duke parë se pse Jason Donovan ishte në trend, tani nuk mund ta kuptoj se sa shumë i ngjan Tony Blair”, shkroi një tjetër.

Donovan luajti së bashku me Kylie Minogue në filmin hit amerikan, “Neighbours”.

Ai u bë i famshëm në shfaqje, duke luajtur në rolin e Scott Robinson nga viti 1985 deri në vitin 1989, përpara se të fillonte karrierën e tij si solo. Minogue luajti interesin e tij të dashurisë Charlene.

Dyshja u ribashkuan në korrik të vitit 2022 dhe reflektuan për rikthimin e tyre në shfaqje.

“Unë nuk e pashë vërtet të ndodhte, por tani që po ndodh, ndihem mirë”, tha Minogue për rikthimin e saj, ndërsa Donovan tha se paraqitja do të jetë një “homazh” dhe jo një “moment i madh”.

“Të provosh të rikrijosh të kaluarën është shumë e vështirë. Kjo nuk po përpiqet të rikrijojë të kaluarën, në fakt është vetëm t’u japësh homazhe atyre personazheve dhe asaj që rruga ka bërë për ne”, shtoi ai.

Ndryshe, më 12 qershor është zbuluar shtatorja prej dy metrash e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair në Ferizaj.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ai ka folur edhe në emër të Blair-it, i cili nuk e pati të mundur të ishte prezent në këtë ngjarje.

“Është nder i madh privilegj të jem këtu. Do të doja të filloja fjalimin duke përcjell mesazhin nga Tony Blair që kishte planifikuar të ishte këtu për këtë rast, por fatkeqësisht i ndryshuan planet e tij”, tha Hargreaves.

Ndryshe, më 10 qershor, Blair, vizitoi Kosovën dhe u takuar me krerët e shtetit e mbajti një fjalim në Kuvend.

Ndërkaq, komuna e Prishtinës, e ka nderuar atë me “Çelësin e Qytetit”, e po ashtu e ka shpallur “Qytetar nderi të Prishtinës”.

Blair, ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe.

Kujtojmë se Blair iu drejtua Parlamentit të Britanisë së Madhe më 23 mars 1999 duke thënë se ”çdo fshat shqiptar në rajonin e Drenicës është në flakë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore