Lajme

Stano “nuk sheh asnjë arsye” të komentojë autenticitetin e draft-statutit


Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka refuzuar të komentojë mbi autenticitetin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin e ka publikuar ish-Inspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, nën pretendimet se ka siguruar draft-statutin origjinal të propozuar nga BE-ja.

Stano, në një prononcim për portalin pan-evropian “Euroactiv” të hënën, ka thënë se “propozimi modern dhe evropian” për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është i balancuar dhe së këndejmi, duhet të lëvizet përpara drejt themelimit të këtij mekanizimi, derisa ka shtuar se politika e unionit karakterizohet nga mos-komentimet mbi rrjedhjet e supozuara.

“Unë nuk e di se kush është Ramadani dhe nuk shoh asnjë arsye për të komentuar ndonjë gjë që ai mund të pretendojë apo publikojë. Ne asnjëherë nuk kalojmë dokumente zyrtare që po diskutohen dhe presim të njëjtën gjë edhe nga partnerët, sepse është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, ka thënë ai.

E në anën tjetër, në disa media gjatë ditëve të fundit janë publikuar fragmente të cilat pretendohet se janë pjesë nga draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, porse zëdhënësi i BE-së, ndonëse nuk i ka demantuar plotësisht pretendimet e mediave kosovare, ka thënë se propozimi nuk është bërë publik ngase përpjekjet diplomatike janë në vazhdim.

Në përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë përfshihen sfondi, korniza, objektivat, parimet dhe kompetencat kryesore, struktura organizative, financimi dhe marrëdhëniet me autoritetet qendrore. Dokumenti trajton kontekstin ligjor dhe politik, parimet dhe objektivat e përgjithshme të këtij instrumenti vetë-menaxhues.

Publikohet draft-statuti “evropian” me të cilin është pajtuar qeveria, është pothuajse identik me statutin e propozuar nga Edi Rama

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore